Serbia nuk e ka mbështetur deklaratën e përbashkët të Bashkimit Evropian lidhur me vdekjen e politikanit opozitar rus, Aleksei Navaly, thanë burimet diplomatike në Bruksel. Këtë deklaratë, në emër të BE-së e ka paraqitur përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.
Vendet që nuk janë anëtare të BE-së kanë pasur afat deri më 28 shkurt që t’i bashkohen kësaj deklarate. Deri në atë datë, Serbia nuk është shprehur për këtë temë dhe kjo nënkupton që nuk e ka mbështetur të njëjtën. Me deklaratën e BE-së për vdekjen e Navalynt nuk është pajtuar as Turqia.
mediat thonë se të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor mbështetën deklaratën e bllokut evropian, përmes së cilës presidenti rus, Vladimir Putin, bëhet direkt përgjegjës për vdekjen e kritikut të Kremlinit.
Serbia edhe në të kaluarën nuk ka përshtatur qëndrimet me politikën e jashtme të unionit, sidomos me çështjet që kanë të bëjnë me Rusinë. Përkundër thirrjeve nga BE, që secili shtet kandidat i cili synon integrimin në bllok të përshtatet me deklaratat dhe qëndrimet e BE-së, Serbia ka vazhduar t’i injorojë këto thirrje.
Serbia po ashtu nuk u është bashkuar sanksioneve të vendosura nga BE-ja ndaj Rusisë për shkak të luftës së paprovokuar ndaj Ukrainës.
Navalny, kritik i ashpër i Kremlinit, vdiq këtë muaj në një burg në Arktik, ku po vuante një dënim të gjatë nën akuza për ekstremizëm.
po mire une ngre nje version tjeter per vdekjen e navalnit e kane vrare amerikanet per te krijuar nje mit,hero,sepse i gjall e ne burg nuk isherben askujt si martir u duhet per te njollosur mosken dhe rusine sic kane bere ne 200 vitet e fundit 1 aleksandri i trete i vrare, 2 lenini demon 3 stalini djalli vete 4 brezhnjevi lucifer 5 gorbacovi i mire sepse shkaterroi BRSS 6 jelcini pijaneci hero sepse e beri rusine te prekte fundin pra thellohuni dhe lexoni kur shkruani sepse jo gjithecka eshte ashtu sic duket
Përgjigju