Protestuesit sulmojnë zyrat e Partisë Progresive Serbe

Kosova & Rajoni

‘Serbia nuk mund të qetësohet!' Vazhdojnë protestat antiqeveritare, sulmohen zyrat e partisë së Vuçiç në Valjevë! Policia përdor tymuese dhe gaz lotsjellës

17 Gusht, 09:14| Përditesimi: 17 Gusht, 09:43

  • Share

Protestat kundër qeverisë së Aleksandër Vuçiç vazhduan edhe mbrëmjen e së shtunës në disa qytete të Serbisë, përfshirë Beogradin. Në Valjevo, u shënuan incidente pasi protestuesit sulmuan mabientet e Partisë Progresive Serbe (SNS), ndërsa policia përdori granata tymuese dhe gaz lotsjellës për t'i larguar. 

Në këtë qytet, u sulmua edhe ndërtesa e Administratës së Qytetit si dhe ajo e Prokurorisë Lokale. Protestuesit thyen gjithashtu dritaret e selisë së Partisë Radikale Serbe (SRS), një partner i koalicionit të SNS-së. Në Novi Sad, u hoqën flamujt e partisë në ambientet e SNS-së dhe i vunë flakën. 

Vuçiç iu përgjigj zhvillimeve të së shtunës, duke thënë se “dhuna është një shprehje e dobësisë totale” dhe duke premtuar se do të “ndëshkojë ngacmuesit”. Ai ka hedhur poshtë vazhdimisht thirrjet për zgjedhje të parakohshme dhe i ka denoncuar demonstratat si pjesë të një komploti të huaj për ta rrëzuar atë.

Protestat në Serbi kanë vazhduar që nga nëntori i kaluar, që nga shembja e tendës në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona. Demonstratat e udhëhequra nga studentët kanë qenë kryesisht paqësore deri më tani. Ato u mbajtën në të gjithë vendin dhe tërhoqën deri në disa qindra mijëra njerëz.

Situata u përshkallëzua këtë javë kur grupe mbështetësish të qeverisë, shpesh të maskuar, sulmuan protestuesit.

Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për provokime që synojnë përshkallëzimin e situatës.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimi Trump-Putin do të sjellë paqen në Ukrainë?