Trajneri Ljubisa Tumbakoviç dhe lojtarë të ekipit të Malit të Zi

Sport

Serbia presion Malit të Zi para ndeshjes me Kosovën, trajneri dhe dy lojtarët braktisin skuadrën

7 Qershor 2019, 18:19| Përditesimi: 7 Qershor 2019, 18:38

  • Share

Trajneri Ljubisa Tumbakoviç dhe dy lojtarë të tjerë kanë braktisur kombëtaren e Malit të Zi pak orë para ndeshjes me Kosovën prej presioneve nga Serbia. 

Sipas mediave malazeze, trajneri dhe dy lojtarët e tjerë Mirko Ivanić dhe Filip Stojković të lindur në Serbi nuk do të paraqiten për ndeshjen ndaj Kosovës për arsye jo sportive, por politike. Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet dhe dyshohet se bojkotimi i ndeshjes të jetë për shkak të kësaj arsye. Për më tepër dy lojtarët të cilët kanë vendosur të braktisin kombëtaren aktivizohen në Serbi me skuadrën e Red Star Belgrade.

Janë po mediat malazeze që thonë se pas këtij veprimi Tumbakoviç mund të mos jetë më trajner i kombëtares malazeze të futbollit. Por ajo çfarë bie në sy është se në përbërje të Malit të Zi janë dhe lojtarë të tjerë të lindur dhe rritur në Serbi dhe të cilët kanë vendosur të luajnë si Adam Marusic, Marko Simić dhe Vukan Savićević do të paraqiten. 

Por mungesa e trajnerit dhe dy lojtarëve nuk do të thotë se ndeshja e vlefshme për Nations League nuk do të zhvillohet. Mali i Zi do të drejtohet nga asistentët Miodrag Dzudoviç dhe Dragoje Lekoviç.

er.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • adamo311: 08/06/2019 06:28

    Nuk ka zbrapje nga Serbia! Nuk kan ku te shkojne!!! E tere kultura, historia,..., pra identiteti i tyre eshte i vjedhur nga te tjeret. E tera e ndertuar si nje shtepi kartash, prandaj nuk leshojn peje me kembngulje, do ti humbasnin te gjitha! Histori: SORBI nen-vis i PASHTUNEVE, pra jo-sllave! Vetem per ceshtje politiko-ruse (dalje ne Ballkan, gjegj. Adriatik) te perkrahur dhe te pranuar si sllave. E kam fjale per serb qe nuk kan prejardhje ilire! Arsyeja perse kroatet i quajn serbet (SORBI-t, pamje pakistaneze) nga pamja e tyre: CIGANI. Te tjeret jane ilire te asimiluar, e zero % sllave. Malazezet jan ilire (docleate, gegrisht DUKLAN), pra 0% sllave. Tung.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?