Serbia refuzoi vizitën e Zveçlës në Luginën e Presheves, deputeti shqiptar në parlamentin serb: Qeveria e Beogradit ka të njëjtën urrejtje ndaj nesh

4 Janar, 16:40| Përditesimi: 4 Janar, 16:46

  • Share

1704383193_shaipkamberi.PNG

Deputeti shqiptar në parlamentin serb, ka reaguar pasi Serbia refuzoi vizitën e ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Zveçla në Luginën e Preshevës. Në reagimin e bërë në facebook, Kamberi shkruan se vendimi I marrë tregon se qeveria në Beograd mbetet me të njëjtën urrejtje ndaj çdo gjëje që ka lidhje me shqiptarët.

“Vizitat e zyrtarëve të Republikës së Kosovës e Shqipërisë në Luginë të Preshevës nuk janë vetëm të nevojshme, ato janë të domosdoshme, e duhet parë si të zakonshme, siç ndodhë në të gjitha vendet demokratike”, shprehet Kamberi.

Ai tha se bashkëpunimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës me Kosovën e Shqipërinë “nuk do të ndalet”, dhe se “Beogradi mund të tentojë, por do të dështojë”.

Në Luginën e Preshevës, sipas regjistrimit të vitit 2002, kanë qenë 88.966 qytetarë të regjistruar, prej tyre 57.737 shqiptarë, apo thënë ndryshe 65%. Numri aktual i shqiptarëve në Luginën e Preshevës nuk është i qartë.


Lajmi kryesor:

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës vizitën në Luginën e Preshevës! Zveçla: Dëshmon shtypjen e shqiptarëve në këtë zonë


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?