Policia veproi në mënyrë shumë profesionale dhe disa persona u ndaluan për sulm dhe fyerje të policisë dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike. Një automjet policie u dëmtua nga pjesëmarrësit në bllokadë. Policia e shtetit në Serbi, njoftoi këto informacione në një deklaratë të kësaj të hëne.
Mbrëmë, thotë ajo, protestuesit të cilët përbëheshin nga grupe më të vogla studentësh që bllokonin fakultetet dhe qytetarë që i mbështesin ata, bllokuan kryqëzime në disa qytete në Serbi, dhe në Beograd u bllokuan gjithashtu ura dhe rrugë të rëndësishme.
Që nga mëngjesi i sotëm, policia ka thyer bllokadat në disa vende në Beograd, dhe në Novi Sad, me studentët dhe qytetarët u tërhoqën mbrëmë. Trafiku në Beograd po kthehet ngadalë në normalitet. Në protestat masive të së shtunës dhe të dielës, studentët u mblodhën të shumtë në mosbindjen e tyre civile, ku organizatorët pretenduan se morën pjesë 140 mijë persona.
Pas përplasjeve më policinë, studentët kanë paralajmëruar se do të rikthehen sërish në protesta. Të shtunën ata kërkuan zgjedhje të parakohshme.
Rusia shpreson që situata në Serbi të qetësohet "në përputhje me Kushtetutën" dhe se Perëndimi nuk do të ndërhyjë duke mbështetur "një revolucion me ngjyra". Këtë e tha Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, i cituar nga agjencitë ruse, në lidhje me demonstratat dhe dhunën e dy ditëve të fundit në Beograd.
Lavrov po i referohej termit "revolucion me ngjyra" në ish-republikat sovjetike pas rënies së BRSS-së, si në Gjeorgji dhe Ukrainë, me rrëzimin e qeverive në pushtet, në të cilat Moska pa ndërhyrjen e Perëndimit.
Deklarata e shefit të diplomacisë ruse, vjen një ditë pasi në Beograd dhe qytete të tjera serbe, policia u përplas me studentët dhe qytetarët që zhvilluan mosbindje civile, pas të cilës, u arrestuan disa persona. Studentët kanë paralajmëruar se do të rikthehen në protesta.
Komente
