Gazetari sportiv Tami Kona, i cili ndodhet në qytetin e Leskovacit ku do të luhet ndeshja e shumëpritur Serbi-Shqipëri, në një intervistë ekskluzive për Report Tv, ka zbuluar detaje për sa i përket kësaj sfide tepër delikate.
Kona tha se në krahasim me ndeshjen e 14 tetorit 2014 në Beograd, kjo sfidë sipas tij, është si ‘nata me ditën’ për nga atmosfera. Më tej ai tha se policia serbe është sjellë e kulturuar dhe i kanë ndihmuar.
Ndërsa tha se ka pasur edhe 4 efektivë nga policia shqiptare në Leskovac.
“Me duket vetja si nata me ditën në krahasim me Beogradin për nga atmosfera, pasi është një qytet më i vogël. Dje kemi ardhur nga rruga e Arbrit dhe në momentin qe jemi futur në kufirin serb, kontrollet kanë qenë shumë të rrepta. Pas stërvitjes , duke qenë se ne lëviznim me makinë me traga shqiptare, masat e sigurisë ishin më të mëdha. Në Leskovac, ishin edhe 4 efektivë policie shqiptare, që iu ishin bashkuar kolegëve serb, për tu përkushtuar për masat e sigurisë. Ne gazetarët ishim akredituar nga FSHF, dhe emrat tanë i kishte edhe policia serbe, që të them të drejtën janë treguar shumë të kulturuar dhe na kanë ndihmuar”, tha Kona.
Po ashtu Kona tha se policia serbe do t’i shoqërojnë edhe për në stadium.
“Policët serb, sa të mbaroj intervistën, do të na marrë me makinë dhe do të na çojë në stadium.
Sa i përket ndeshjes, Kona tha se në Serbi duhet patjetër një rezultat pozitiv nga Kombëtarja Shqiptare për të vazhduar rrugën për në ‘Play Off’.
“Unë nuk e kuptoj se çfarë kërkon të nënkuptojë Sylvinho me një rezultat pozitiv, por hapi fals që ne bëmë në Letoni, na kushtëzon që sot mos dalim pa pikë. Sepse nëse ne duhet që të jemi më muajin maj në ‘Play Off’, dhe rruga mbetet akoma e gjatë. Por një rezultat pozitiv sot na duhet patjetër”, tha Baku.
Ndërsa në fjalën e tij, gazetari tha se pas humbjen 5-0 ndaj Anglisë, presioni bie i gjithi mbi kombëtaren serbe. Më tej Kona tha se do të jenë rreth 5 mijë tifozë në stadium, pasi nuk ka pasur bileta në shtije, por iu janë shpërndarë me karta indeniteti personave të ndryshëm.
“Humbja ndaj Anglisë 5-0 në Beograd, bën që presioni të bjerë i gjithë mbi Serbinë. Trajnerit Stojkoviç, i ka bërë përshtypje, pasi në ndeshjen me Letoninë, 4-5 futbollistë i kanë kërkuar që të zëvendësohen. Stojkoviç ka theksuar se lojtarët e tij vijnë nga momenti ku nuk kanë minuta, ashtu siç themi ne për lojtarët tanë që nuk kanë minuta. Për mua, sot është një ndeshje për jetë a vdekje. Por ka diçka pozitive, se nëse do të luanim në Beograd me 30 mijë tifozë, në stadiumin e Leskovacit do të luanin më pak, pasi nuk janë shitur biletat, dhe janë ndarë rreth 5 mijë bileta me kartë indeniteti”, tha ai.
Komente
