Xhaka dhe Shaqiri duke festuar me shqiponjë në 2018

Sport

Serbi-Zvicër do përsëritet në Botërorin e Katarit, drejtori i kombëtares helvete: S’ do ketë më shpiponja

23 Shtator 2022, 13:50| Përditesimi: 23 Shtator 2022, 13:54

  • Share

Një nga ndeshjet më emocionuese për shqiptarët në Botërorit e Katarit do jetë Serbi-Zvicër. Kjo për shkak se e njëjta përplasje katër vite më parë prodhoi një histori të paharruar, teksa Shaqiri dhe Xhaka përmbysën rezultatin në 2-1 festuan duke bërë me duar simbolin e shqiponjës.

Mirëpo ajo që ndodhi në Rusi do jetë thuajse e pamundur të ndodhi në Katar. Kjo pasi drejtori i kombëtares së Zvicrës i ka porositur shqiptarët në ekip që mos të ketë gjeste të tilla.

“Botërori nuk përbëhet vetëm nga ndeshja me Serbinë, edhe pse e dimë se sa e veçantë është kjo sfidë, duke pasur parasysh atë që ndodhi në 2018. Ne nuk duam të bëjmë të njëjtat gabime. Jemi këtu për të luajtur futboll dhe asgjë tjetër. Ne nuk duam të dërgojmë asnjë mesazh politik apo fetar, por duam të përfaqësojmë vlerat tona. Njëra prej tyre është: respekti. Ne tregojmë respekt për opinionet e tjera. Për mua do të ishte gabim nëse do të provokonim dikë me një gjest, pavarësisht lojës,”- tha drejtori i kombëtares, Pierluigi Tami.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?