VIDEO/ Serbi-Zvicër, Xhaka në fushë si kapiten, tifozët vendas thirrje raciste ndaj Kosovës

12 Tetor, 21:19| Përditesimi: 12 Tetor, 22:53

  • Share

Siç pritej ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës po prodhon skandale racizmi, për shkak se kapiteni helvetëve është Granit Xhaka, futbollisti me orgjinë shqiptare!

Tifozet serb kanë kënduar në stadium "Kosova është Serbi" dhe kanë shpalosur banderola kundër shqiptarëve.

Që prej momentit kur Xhaka ka shkelur fushën, teksa doli per nxemje, ka patur vërshëllima kundër tij. Ndeshja luhet në një zone pranë Kosovës, në Leskovc.

Kujtojmë dhe ndeshjen e djeshme të kombëtares shqiptare ndaj Çekisë në Pragë, ku tifozët vendas në tribuna përdhosën flamurin kuqezi ndërsa në një tjetër kishin një banderolë të hartës së Kosovës me simbole serbe.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jo urdhri: 13/10/2024 09:18

    Ça dreqin kanë këta çekët nuk është hera e parë kështu.

    Përgjigju
    • Or tej: 13/10/2024 10:41

      Nuk behet fjale per koncert sinfonik por per ndeshje futbolli ku tifozet jane shtresa me e ulet e shoqerise kshq mos prit ndonje xhevahir prej tyre or teeeejjjjj

  • Koli: 13/10/2024 00:41

    Dhe Çeket sllav jane pse habiteni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?