Serena Sula dhe Kristi Aliaj

Serena Sula nxjerr mesazhet me Kristin e BBV: Më ftoi në hotel, po vetëm për të lyer thonjtë

9 Mars 2023, 07:56| Përditesimi: 9 Mars 2023, 07:59

  • Share

Serena Sula është kthyer sërish në qendër të vëmendjes (së paku nga kuriozët e showbizzit) për deklaratën e saj më të fundit për Kristin, banorin  e përfolur në BBV. Së fundmi Kristi është lakuar për marrëdhënien e tij të re me Kejsi Medinin, vajzën e Sabianit edhe pse ishte me dikë tjetër jashtë shtëpisë. 

E ftuar në emisionin "Natën me Aulonën", Serena Sula ka zbuluar mesazhet që i ka dërguar banori i Big Brother VIP, Kristi.

Serena drejtoi telefonin nga gazetari Andi Vrapi dhe ai lexoi se Kristi i kishte shkruar fillimisht modeles këto fjalë: "Hajde bio bio super bio, mos i bëj më të gjatë thonjtë".

Pyetje- A bëtë gjë?

"Jo, më thirri me ly thonjtë", u përgjigj ajo.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?