Fundjava ka sjelle disa aktivitete ne qytetin e Gjirokastrës, mes të cilave edhe “Fundjava Korçare” e cila u ndoq me interes të madh nga gjirokastritët.
Artistë nga Korça kryesisht aktorë profesionistë dhe këngëtarë, kanë performuar në rrugët e gurta të Pazarit Karakteristik.
Këngët tradicionale për herë të parë janë performuar LIVE, duke rrëmbyer duartrokitjet e të pasionuarve pas serenatave të famshme korçare.
Aktiviteti i fundjavës në Gjirokastër u organizua nga TID Gjirokastra, Fondacioni Amerikano-Shqiptar i Zhvillimit, si dhe Bashkia e Gjirokastrës.
“Kjo është fundjava e miqve tanë aktorë, këngëtarë dhe artistë nga Korça të cilën ne po e quajmë fundjave korçare sepse për të parfumuar në Gjirokastër kanë ardhur trupa e aktorëve të teatrit të Korçës kanë ardhur ansambli “Skënderbeu”. Ne jemi të bindur se kryerja e këtyre aktiviteteve rrit numrin e vizitorëve dhe sjell një rritje të të ardhurave të bizneseve.”, shprehet Gentian Saliaj, nga TID Gjirokastra
Sezoni turistik në Gjirokastër ka filluar me një sërë aktivitetesh kulturore që kulmojnë çdo fundjave. Këto aktivitete kanë për qëllim të gjallërojnë zonën e Pazarit Karakteristik dhe rritjen e numrit të turistëve.