Sergio Ramos

Sergio Ramos në fushë, hajdutët plaçkitin shtëpinë e mbrojtësit! Fëmijët e vegjël në banesë

27 Shtator 2023, 10:22| Përditesimi: 27 Shtator 2023, 10:27

  • Share

SPANJË - Sergio Ramos ra preh e një vjedhjeje ndërsa fëmijët e tij ishin të pranishëm në banesë. Mbrojtësi i Sevilla, Sergio Ramos ishte viktimë e një vjedhjeje në shtëpinë e tij teksa po luante në ndeshjen e parë të sezonit në Champions League kundër RC Lens (1-1), mesjavën e kaluar.

Sipas "ABC de Sevilla", disa kriminelë hynë në shtëpinë e tij që ndodhet rreth njëzet kilometra larg Sevillas, ndërsa katër fëmijët e mbrojtësit, të moshës 3 deri në 8 vjeç, ishin atje me dadot e tyre.

Para 'cash', orë luksoze, bizhuteri dhe veshje të markave të ndryshme u vodhën dhe shtëpia u plaçkit. Fëmijët dhe kujdestaret e tyre ishin shumë të tronditur, por shëndoshë e mirë. Policia hapi një hetim për çështjen, por ende nuk ka asnjë të dyshuar.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?