Kamala Harris dhe Lisa te 'Simpsons'

Seriali ‘Simpsons’ dështon në parashikimin e fitores së Kamalas ndaj Trump

6 Nëntor, 15:53| Përditesimi: 6 Nëntor, 15:57

  • Share

Seriali i njohur i animacionit ‘Simpsons’ duket se ka dështuar për herë të parë në parashikimet e tij për të ardhmen pasi Kamala Harris humbi ndaj Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.

Në episodin nga sezoni i 11-të i serialit, me titull “Bart in the Future” që u transmetua për herë të parë në vitin 2000, duket se parashikonte fitoren e zgjedhjeve nga Harris.

Gjatë episodit, personazhi Lisa e veshur me një kostum lejla zgjidhet Presidente në të ardhmen.

Në vitin 2021, klipi u bë viral, kur Harris u bë zëvendëspresidentja e parë femër e SHBA-së kur presidenti Joe Biden fitoi zgjedhjet e vitit 2020.

Në atë kohë, njerëzit në internet vunë në dukje se Harris kishte zgjedhur një veshje të ngjashme me atë të Lizës kur ajo bëri betimet e saj një xhaketë lejla me vathë dhe  gjerdan me perla.

Në korrik 2024, krijuesi i shfaqjes Al Jean postoi disa foto të Lisa dhe Kamala Harris dhe shkroi: “Parashikimi” i “The Simpsons” në të cilin jam krenar që jam pjesë”.

Megjithatë këtë herë parashikimi i tyre nuk doli dhe shumë komentues u shprehën se ndonjëherë ndodh që edhe parashikuesit më të mirë mund të gabojnë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Parashikimi: 06/11/2024 17:17

    Familja dhe shtepia Jane tipike vlera shqiptare dhe Trump shume mire qe erdh tani te rofreskohet Shqipëria me familje te shendoshë

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 06/11/2024 16:33

    Nuk ju doli parashikimi globalistave, Trump asht për familje të shëndoshe, jo homo e lesbike e gjana tjera që e mbysin të ardhmen e familjes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?