SERIE A - Atalanta ka arritur të barazojë në fundin e lojës përballë Lazios në Olimpico, sfidë e mbyllur në shifrat 1-1, e vlefshme për javën e 18 të Serie A. Do të ishin bardhekaltrit që zhbllokuan takimin në minutën e 22 me Dele-Bashiru.
Edhe pjesa e dytë vijoi me këto shifra. Kur dukej se gjithçka do përfundonte me fitoren e vendasve, Atalanta u zgjua dhe Brescianini barazoi gjithçka duke shpëtuar një pikë për skuadrën e Gasperinit dhe duke ringjitur Atalantën në vendin e parë, 1 pikë më shumë se Interi.
Në këtë takim luajti për Atalantën edhe mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti për 90 minuta. Serie A do të rikthehet për Atalantën më 11 janar, ku do të ndeshet ndaj Udineses, ndërsa për Lazion Serie A kthehet më 5 janar, me derbin përballë Romës.