Mërgim Vojvoda

Sport

Serie A/ Fabregas zgjedh katër kapitenët e Comos, Vojvoda mes tyre

14 Shtator, 18:54| Përditesimi: 14 Shtator, 18:56

  • Share

Mërgim Vojvoda, mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, është zgjedhur një nga katër kapitenët e klubit italian Como për edicionin 2025-26. Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi përmes faqes zyrtare.

Kapiteni kryesor i ekipit do të jetë mesfushori Lucas Da Cunha, ndërsa trajneri Cesc Fabregas njoftoi edhe tre zëvendëskapitenët; Sergi Roberto, ish-kapiten i Barcelonës, Mërgim Vojvoda dhe sulmuesi spanjoll Alvaro Morata.

“Lucas është lojtari me më shumë paraqitje në ekip dhe përfaqëson gjithçka që po ndërtojmë këtu; përulësi, përkushtim, cilësi dhe mentalitet fitues. Ai do të mbështetet nga një grup i fortë liderësh si Sergi Roberto, Vojvoda dhe Morata,” tha Fabregas.

Ky emërim e bën Vojvodën një nga figurat kryesore të skuadrës italiane, ku do të ketë rol të rëndësishëm në fushë dhe në dhomën e zhveshjes.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?