Cagliari-Inter 0-3

Sport

Serie A/ Inter triumf i pastër në shtëpinë e Cagliarit, Lautaro zhbllokohet pas 2 muajsh! Minuta dhe për Asllanin (VIDEO)

28 Dhjetor, 20:48| Përditesimi: 28 Dhjetor, 20:58

  • Share

SERIE A - Interi ka marrë një tjetër fitore pasditen e sotme, pasi ka mposhtur pastër me rezultatin 0-3 skuadrën e Cagliarit, në sfidën e vlefshme për javën e 18-të në Serie A.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0. Në të dytën, zikaltrit e Simone Inzaghit u futën me marshin e dytë dhe arritën të realizonin 3 herë në portën e vendasve. I pari ishte në mbrojtës, pasi Bastoni zhbllokoi sfidën në të 53-ën.

Më tej do të ishte Lautaro Martinez, i cili u rikthye te goli pas 2 muajsh ‘thatësirë’. Argjentinasi çoi topin në rrjetë pas asistit të Barellas, në minutën e ’71.

Nga pika e bardhë, i zakonshmi Calhanoglu shënoi të tretin duke hipotekuar fitoren e Interit. Pas këtij goli, tekniku Inzaghi uli në stol turkun për të aktivizuar mesfushorin shqiptar Kristjan Asllani, që luajti nga minuta e '80.

Me këtë triumf, Inter ngjitet përkohësisht në vend të parë në renditjen e Serie A, megjithatë do të pres Atalantën e cila luan në darkë në Romë përballë Lazios.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?