Serie A e futbollit në Itali vijon me ndeshjet e javës së 20-të. Këtë pasdite Leçe ka dalë te tri pikët, ndërsa Atalanta ngeci në Udine. Sot luhen Torino - Juventus dhe Milan - Cagliari.
Në "Carlo Castellani" vendasit e Empolit u mposhtën 1-3 nga Leçe. Tete Morente dhe dopieta e Krstovic i dhanë suksesin miqve, duke bërë të pavlefshëm golin e Cacace. Për Leçen tetë minuta në fund luajti edhe Ylber Ramadani që kishte tre ndeshje që nuk merrte besimin e trajnerit. Ndërkohë te Empoli kapiteni Ardian Ismajli luajti vetëm 21 minuta dhe u largua prej dëmtimit.
Në Udine vendasit ndalën në barazim 0-0 Atalantën. Ekipi nga Beragmo merr barazimin e dytë radhazi dhe mbetet ende në pozitën e dytë të renditjes. Te miqtë i pafat Berat Gjimshiti që u largua nga fusha pas minutës së 25-të pas një lëndimi në kokë.
Serie A, raundi 20-të:
15:00 Empoli 1-3 Leçe
15:00 Udinese 0-0 Atalanta
18:00 Torino - Juventus
20:45 Milan - Cagliari
Renditja: