Skuadra e Juventus duke festuar një nga golat e fitores sot ndaj Udinezes

Serie A/ Juventus kthehet tek fitorja, kalon pa probleme Udinesen në Friuli dhe barazon në klasifikim Interin

2 Nëntor, 20:13| Përditesimi: 2 Nëntor, 20:16

  • Share

SERIE A - Juventus është rikthyer te fitoret pas 3 javëve në Seria A, teksa këtë herë ‘zonja e vjetër’ ia doli në transfertë kundër Udinese-s.

Në Friuli 90 minutat u mbyllën me rezultatin 0-2, teksa fillimisht sfidën e zhbllokoi një autogol, ndërsa brenda pjesës së parë Savona vulosi shifrat për 3 pikët.

Me këtë fitore bardhezinjtë barazojnë me pikë Interin e vendit të dytë në kuotën e 21 pikëve, megjithatë zikaltrit do luajnë nesër ndeshjen e tyre për javën e 11-të teksa do të presin Venezian në Meazza.

Sakaq, Juventus javën e ardhshme do të luajë derbin përballë Torinos në Allianz Stadium.

Nga ana tjetër, megjithë humbjen Udinese mbetet në vendin e shtatë në kuotën e 16 pikëve. Javën e ardhshme ata do të përballen në Bergamo përballë Atalantës.

Mbrëmja e sotme e Serie A, do të mbyllet me sfidën Monza-Milan.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?