Skuadra e Juventus duke festuar golin ndaj Cagliarit

Sport

Serie A/ Juventus vuan por ia del përballë Cagliarit, goli i Vlahovic ngjit bardhezinjtë në vendin e katërt

23 Shkurt, 22:50| Përditesimi: 23 Shkurt, 22:52

  • Share

SERIE A - Juventus ka marrë një fitore minimale në fushën e Cagliarit, pasi triumfoi 0-1 mbrëmjen e sotme. Golin e vetëm të sfidës e shënoi sulmuesi Dusan Vlahovic.

Në minutën e 12’ serbi i dha fitoren bardhezinjve të Thiago Mottas që ngjiten në vendin e katërt.

Kjo është fitorja e katërt radhazi i Juves në Serie A, teksa shkon në kuotën e 49 pikëve në vendin e katërt duke lënë prapa Lazio me 47 pikë.

Javën e ardhshme Juventus do përballet në Torino përballë Veronës.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës ’media vari Kar-lo’?