Festa e Cremonese

Sport

Serie A kompletohet për sezonin e ri, mësohet skuadra e 20-të që luan në elitën e futbollit italian

2 Qershor, 15:29| Përditesimi: 2 Qershor, 15:30

  • Share

Seria A ka tashmë të plotë listën e saj me 20 skuadra për sezonin 2025/26. Cremonese është klubi i fundit që siguroi ngjitjen në elitën e futbollit italian, pas një fitoreje dramatike 3-2 ndaj Spezias në finalen e kthimit të “Play Off”-it të Serie B.

Pas barazimit 0-0 në sfidën e parë, skuadra e drejtuar nga trajneri Giovanni Stroppa bëri diferencën në transfertë, duke siguruar fitoren vendimtare. Heroi i mbrëmjes ishte De Luca me një dopietë, ndërsa Collocolo shtoi edhe një gol të tretë që vulosi rikthimin në Serinë A pas një mungese dy vjeçare.

Cremonese i bashkohet kështu Sassuolos dhe Pisës, dy skuadrave që kanë siguruar ngjitjen direkte nga Serie B.

Në krahun tjetër, Monza, Venezia dhe Empoli janë tre skuadrat që nuk do të jenë pjesë e Serisë A sezonin e ardhshëm, pasi kanë rënë një kategori më poshtë pas përfundimit të kampionatit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Bëri mirë Berisha që akuzoi Shqipërinë si narkoshtet në samitin e PPE?