Mario Balotelli debuton me Genoan

Serie A/ Lazio parakalon Juven dhe sheh ëndrra Championsi, Ismajli më i miri për Empolin! Balotellit i duhen gjashtë minuta për kartonin

5 Nëntor, 10:49| Përditesimi: 5 Nëntor, 10:54

  • Share

Serie A zhvilloi tre ndeshjet e fundit për raundin e 11-të. Te tri pikët dolën Empoli, Genoa dhe Lazio.

Në "Olimpico" skuadra e Lazios mposhti 2-1 Cagliarin dhe parakalon Juventusin duke u renditur e pesta me 22 pikë. Dia zhbllokoi gjithçka pas vetëm dy minutave, me Lazion që u barazua nga Luvumbo. Golin me vlerën e tri pikëve e shënoi Zaccagni në minutën e 76-të, ndërsa miqtë nga Sardegna e mbyllën ndeshjen me nëntë lojtarë pasi Mina dhe Adopo dolën me karton të kuq në të 78 minutë. Alen Sherri qëndroi në stol për Cagliarin.

Në 'Carlo Castellani', Empoli fitoi 1-0 kundër Comos me golin e Pellegrit në nisje të pjesës së dytë. Më i miri në fushë u vlerësua Ardian Ismajli me notën 7.8 sipas "FlashScore".

Në "Tardini", Parma vendase u mposht 0-1 nga Genoa. Goli i Pinamontit në të 79 minutë ishte deçiziv për djemtë e Gilardinos. Në minutën e 86-të debutoi edhe Mario Balotelli që u rikthye në Serie A pas katër vitesh, këtë herë me ngjyrat e Genoas. Pas vetëm gjashtë minutash Balotelli u ndëshkua me karton të verdhë.

Serie A, raundi 11-të:

E hënë, 04 nëntor 2024

18:30 Empoli 1-0 Como

18:30 Parma 0-1 Genoa

20:45 Lazio 2-1 Cagliari

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?