Trofeu i Serie A

Sport

Serie A luhet për Pashkë, në Itali s’ndodhte prej 47 vitesh

18 Prill, 15:30| Përditesimi: 18 Prill, 15:33

  • Share

Ishte 26 marsi i vitit 1978 kur Serie A e futbollit në Itali luante për herë të fundit në fundjavën e Pashkëve. Tanimë drejtuesit kanë vendosur t’i japin fund traditës 47-vjeçare dhe këtë fundjavë elita e futbollit në Itali do luhet në fushë.

Vitet e fundit ka pasur dy përjashtime; Perugia - Inter (11 Prill 2004) dhe Reggina - Udinese (12 Prill 2009), të cilat u luajtën në festën më të madhe dhe shkaktuan polemika të mëdha në shoqërinë italiane dhe mbi të gjitha në kishën katolike.

Për Pashkë do të ketë ndeshje edhe në La Liga të Spanjës, Bundesligën gjermane dhe Premier League angleze, të cilat nuk planifikojnë të ndalen as për festën e madhe fetare.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?