Supergoli i Daniele Maldinit

Serie A/ Maldini shënon supergol, Monza mposht Cagliarin! Torino dhe Lazio tri pikë në udhëtim

16 Mars, 17:07| Përditesimi: 16 Mars, 22:46

  • Share

Serie A e futbollit në Itali është në javën e 29-të. Kjo e shtunë sportive ka nisur në orën 15:00 me dy duele. Monza mundi 1-0 Cagliarin falë supergolit të Daniele Maldinit, ndërsa Torino siguroi tri pikë në udhëtim kundër Udineses. Te suksesi doli edhe Lazio.

Në "Friuli", vendasit e Udineses nuk mundën të dalin me pikë para tifozëve të tyre. Zapata në pjesën e parë pas asistit të Vojvodës dhe Vlasic në të dytën i dhanë tri pikë Torinos.

Në "Brianteo", Monza siguroi tri pikë me vlerë pasi mundi 1-0 Cagliarin. Supergoli i Daniele Maldinit i jep tri pikë vendasve, duke i ngjitur në pozitën e nëntë, vetëm pesë pikë më pak se zona evropiane.

Në "Benito Stirpe", vendasit e Frosinones humbën 2-3 me Lazion duke mos mbajtur dot golin e epërsisë me Lirola pas 13 minutash lojë. Zaccagni barazoi ndeshjen ndërsa Castellanos shënoi dopietë për Lazion në pjesën e dytë. Cheddira shkurtoi shifrat në 2-3.

Serie A, raundi 29-të:

E shtunë, 16 mars

15:00 Monza 1-0 Cagliari

15:00 Udinese 0-2 Torino

18:00 Salernitana 0-1 Leçe

20:45 Frosinone 2-3 Lazio

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?