Atalanta-Milan 2-1

Sport

Serie A/ Milani bie në Bergamo! Atalanta e Gjimshitit e mposht 2-1

6 Dhjetor 2024, 22:56| Përditesimi: 6 Dhjetor 2024, 22:59

  • Share

Seria e rezultateve pozitive të Milanit përfundoi këtë të premte, pasi kuqezinjtë u mposhtën 2-1 nga Atalanta e Berat Gjimshitit në "Geëiss Stadium" të Bergamos, në një ndeshje të vlefshme për javën e 15-të të Serie A.

Vendasit kaluan në avantazh herët, në minutën e 12-të, me belgun Charles De Ketelaere, i cili mposhti portierin Maignan. Milan reagoi shpejt dhe arriti të barazonte rezultatin në minutën e 22-të falë golit të spanjollit Alvaro Morata.

Megjithatë, ishte Ademola Lookman ai që vulosi fitoren e Atalantës në minutën e 87-të, duke siguruar tre pikë të rëndësishme për skuadrën bergamaske.

Pas këtij rezultati, Atalanta ngjitet në krye të renditjes së Serie A me 34 pikë, duke lënë pas Napolin dhe Interin, ndërsa Milani zbret në vendin e 7-të me 22 pikë.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?