Mesfushori i Milanit, Tijani Reijnders duke festuar golin

Serie A/ Milani gjen fitoren minimale në Monza, Reijnders bën sërish heroin

2 Nëntor, 22:52| Përditesimi: 2 Nëntor, 22:54

  • Share

SERIE A - Milani ka gjetur fitoren sot në Serie A teksa ka mposhtur me rezultatin minimal 0-1 skuadrën e Monzas. Golin e vetëm të takimit e shënoi mesfushori holandez Tijani Reijnders në minutën e 43.

Holandezi bëhet serish protagonist me golat e tij, pasi edhe ndeshjen e Champions me Club Brugge i dha fitoren Milan me dygolëshin e tij.

Kuqezinjtë me këtë fitore shkojnë në kuotën e 17 pikëve dhe tekniku Fonseca merr një lloj frymëmarrje pas humbjes në shtëpi me Napolin sfidën e kaluar në kampionat.

Megjithatë Milan ka ende punë për të bërë për t’u ngjitur në renditje në zonën europiane.

Javën e ardhshme, kuqezinjtë do luajnë në transfertën e Cagliarit.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?