Nedim Bajrami dhe Mërgim Vojvoda kanë nga një vend në formacionin e javës së 31-të në Serie A. Fanrazisti i Kombëtares ishte kryefjala e Sassuolos, me ekipin e Bajramit që barazoi 2-2 kundër Salernitanës.
Gol dhe asist nga 25-vjeçari, me djaloshin që ishte ndër të tjera edhe ideator i shumë sulmeve të të tijve. Sipas Goal Italia pjesë e yjeve të javës është edhe Mërgim Vojvoda.
Nuk mund të mungojnë në listë as yjet e Juves, Szczesny dhe Gatti, si edhe Frattesi i Interit e Politano e Osimhen. Mancini i dha Romës tri pikë kundër Lazios, si edhe Leao i Milanit.
Formacioni:
Komento