Milan dhe Juventus pritet të dhurojnë një "show" futbolli në fundjavë për kampionatin italian. Siç shkruan “Gazzetta dello Sport”, në kuadër të ndeshjes së radhës në kampionat Milan - Juventus, që do të luhet të shtunën e 23 nëntorit në orën 18:00, “San Siro” do të jetë plot e përplot.
Dy ekipet synojnë me çdo kusht fitoren, për të synuar vendet e sipërme në tabelë. Në prag të kësja sfide, Milani ka rikuperuar një lojtar të rëndësishëm. Mbrojtësi Matteo Gabbia ka hedhur pas krahëve dëmtimin dhe është stërvitur me kuqezinjtë. Italiani është gati për ndeshjen ndaj bardhezinjve, ndërsa pritet të shihet nëse do të jetë titullar apo jo.
Në krahun tjetër, Juventusi ka humbur një lojtar të rëndësishëm, siç është sulmuesi Dusan Vlahovic. Serbi është dëmtuar dhe do të jetë jashtë.