Rei Manaj i këtij sezoni është i papërmbajtshëm. 27-vjeçari ka gjetur sërish këtë fundjavë rrugën e rrjetës në fitoren 4-1 që Sivaspori mori kundër Pendikspor në Superligën turke.
Manaj realizoi golin e tretë të ndeshjes për ekipin e tij, por inkursioni bëri shumë përshtypje. Sulmuesi mori një top në mesin e fushës dhe pasi kaloi mbrojtësin sikur të mos ekzistonte, ekzekutoi me përpikmëri para portës. Ky gol për Manajn ishte i 14 në kampionat, duke barazuar Icardin e Galatasarayn në listën për golashënues.
Sakaq në të gjithë sezonin, duke përfshirë edhe Kupën e Turqisë, Manaj ka realizuar 18 herë këtë sezon.
Pendikspor defense could not stop Rey Manaj!
— FootColic ⚽️ (@FootColic) February 25, 2024
Sivasspor 3-1 Pendiksporpic.twitter.com/Lebgm1hzzr