Turma e njerëzve pranë depos së ushqimeve

Bota

Sërish kaos në një depo furnizimi me ushqime në Gaza, dy të vdekur dhe disa të plagosur

29 Maj, 11:55| Përditesimi: 29 Maj, 12:01

  • Share

Të paktën dy persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pasi turma njerëzish të uritur hynë me forcë në një depo furnizimi me ushqime në Gazën qendrore, raporton BBC. Pamjet treguan njerëz që hynin me forcë në depon Al-Ghafari në Deir Al-Balah dhe merrnin pako me miell dhe kuti me ushqime, ndërkohë që u dëgjuan edhe të shtëna.

Në një deklaratë, WFP tha se nevojat humanitare në Gaza kishin dalë jashtë kontrollit pas një bllokade thuajse tre mujore izraelite që u lehtësua javën e kaluar.

“Gaza ka nevojë për një rritje të menjëhershme të ndihmës ushqimore. Kjo është e vetmja mënyrë për t’i siguruar njerëzit se nuk do të vdesin urie”.

Autoritetet izraelite thanë të mërkurën se 121 kamionë që i përkisnin OKB-së dhe bashkësisë ndërkombëtare, të cilët transportonin ndihma humanitare, përfshirë miell dhe ushqime, u transferuan në Gaza. Izraeli filloi të lejojë një sasi të kufizuar ndihmash në Gaza javën e kaluar. Megjithatë, e dërguara e OKB-së për Lindjen e Mesme, Sigrid Kaag, i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se kjo ishte e “krahasueshme me një varkë shpëtimi pasi anija është fundosur”, kur të gjithë në Gaza po përballeshin me rrezikun e urisë.

Një grup i diskutueshëm i mbështetur nga SHBA-ja dhe Izraeli - Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF) - u krijua gjithashtu si një sistem privat i shpërndarjes së ndihmave. Ai përdor kontraktorë sigurie amerikanë dhe anashkalon OKB-në. Qeveritë amerikane dhe izraelite thonë se GHF, e cila ka ngritur katër qendra shpërndarjeje në Gazën jugore dhe qendrore, po parandalon vjedhjen e ndihmës nga Hamasi, gjë që grupi i armatosur e mohon ta ketë bërë.

Sakaq, dy ditë më parë, një person vdiq dhe rreth 50 të tjerë u plagosën pas një kaosi që u krijua në një nga vendet e shpërndarjes së ndihmave në qytetin jugor të Rafah.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?