Tiranë, nxënëset e kolegjit turk 'Mehmet Akif' në protestë

Sërish në protestë! Nxënëset e ‘Mehmet Akif’ kërkojnë para kryeministrisë anulimin e vendimit për mbylljen e shkollës

29 Shtator 2022, 19:40| Përditesimi: 29 Shtator 2022, 20:17

  • Share

TIRANË- Nxënëset e kolegjit turk “Mehmet Akif” kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme pasi shkolla e tyre u mbyll me vendim qeverie për shkak të shkeljeve ligjore.

Ato u mblodhën përpara Kryeministrisë teksa vazhdojnë të kundërshtojnë vendimin e qeverisë për mbylljen e kolegjit.

Qeveria ka lënë një afat 3 javor që të lirohen ambientet e shkollës, ndërsa përfaqësuesit e kolegjit turk thonë se do ta hedhin në gjyq çështjen.

Kjo është dita e katërt e protestës, ndërsa dhe më herët, nxënësit e kolegjit turk Mehmet Akif  kanë kundërshtuar vendimin e qeverisë për heqjen e licencës,pasi godina e re në Mëzes nisi mësimin pa u certifikuar nga ministria. Drejtori turk i kolegjit hodhi dyshime se kjo bëhet për shkak të kërkesave të përsëritura nga Erdogan, ndërsa ministria e Arsimit i mohoi këto aludime duke marrë përsipër edhe transferimin e nxënësve në shkolla të tjera.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?