Situata e qarkullimit të automjeteve në rrugën e Arbrit vijon të jetë problematike në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit.
Shkak i këtyre problemeve janë mbetjet, kryesisht dhera dhe gurë si rezultat i punimeve që po kryhen në pjesën anësore të rrugës.
Gazetari i Report Tv raporton se kjo rrugë bllokohet çdo 1 një orë duke shkaktuar radhë kilometrike të makinave.
Si përfundim kjo situatë është bërë e bezdisshme jo vetëm për drejtuesit e mjeteve që përdorin atë rrugë, por edhe për ambulancat apo rastet e urgjencave.
Komento