Problemet teknike janë rikthyer në mbrëmjen e tretë të Festivalit të Sanremos. Këngëtari Gianluca Grignani u detyrua të ndërpriste performancën e tij sepse nuk arrinte ta dëgjonte veten në kufje, pikërisht siç i ndodhi këngëtari Blanco.
Ndërkohë, artistët kanë bërë gjeste nga më të ndryshmet. Grignani doli duke i hedhur lule publikut ndërsa Paola dhe Chiara përshëndetën në gjuhën e shenjave. Në mbrëmjen e tretë të festivalit të Sanremos, nuk mbeti jashtë vëmendjes kompozitori amerikan Burt Bacharach që u nda nga jeta në moshën 94-vjecare.
Mbrëmjen e sotme të 28 artistët do të performojnë këngët e tyre live për herë të dytë.