Kosova & Rajoni

Sërish protesta në Serbi, bllokim rrugësh dhe grevë masive

7 Mars, 14:49| Përditesimi: 7 Mars, 16:11

  • Share

BEOGRAD- Protestat dhe bllokimet e kryqëzimeve vijuan në Beograd, Novi Sad dhe qytete të tjera të Serbisë. Pas thirrjes së studentëve për të mbështetur një grevë të përgjithshme, në Novi Sad nisi një protestë shumëorëshe, në të cilën u përfshinë mësues, juristë, punonjës të sektorit të IT-së dhe qytetarë.

Në disa qytete të Serbisë u mbajtën këtë të premte homazhe për viktimat e shembjes së çatisë së stacionit të trenit në novi sad.

Dy protesta të mëdha janë paralajmëruar për sot në Serbi, ndërsa vendi ka hyrë në grevë të përgjithshme. Greva ka nismëtarë studentët dhe gjimnazistët, me mbështetjen e sindikatave dhe shoqatave të ndryshme profesionale. Kjo është greva e dytë e madhe këtë vit, pas asaj të mbajtur më 24 janar, ndërsa sipas mediave serbe, shumica e institucioneve do të bllokohen.

Protestat në Serbi kanë nisur pas shembjes së çatisë së stacionit hekurudhor ne Novi Sad ku mbetën të vdekur 15 persona.

Për këto protesta presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka akuzuar shërbimet e huaja të inteligjencës, duke thënë se në Serbi nuk do të ndodhë një revolucion me ngjyra si ato që kanë ndodhur në vendet e tjera të evropës juglindore. Protesta shtynë në dorëheqje kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviç dhe kryetarin e bashkisë së Novi Sadit, Milan Gjuriç.

S.G/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?