Viron Toska

Sërish rritje e bilancit të koronavirusit, 396 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orë! Humb jetën trajneri i Flamurtarit

4 Nëntor 2020, 16:34| Përditesimi: 4 Nëntor 2020, 17:15

  • Share

Shifrat e koronavirusit vijojnë të rriten sërish teksa është shënuar një tjetër rekord të infektuarish këtë të mërkurë.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend u regjistruan 396 raste të reja nga 1,725 testime të kryera.

Fatkeqësisht, 4 persona të tjerë kanë humbur jetën duke e çuar në 536 numrin total të viktimave.

Aktualisht në spitale janë të shtruar 338 ku 13 persona janë në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 105 qytetarë, duke e çuar numrin total të të shëruarve në 11.578.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1725 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 396 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 278 raste në Tiranë, 15 raste në Durrës, nga 11 raste në Elbasan dhe Pukë, 9 raste në Lushnje, 8 raste në Shkodër, Sarandë, 6 raste në Korçë, Kukës, Mallakastër, Gjirokastër, 5 raste në Fier, Tepelenë, Dibër,  4 raste në Përmet, 3 raste në Lezhë dhe Peqin,  2 raste në Delvinë, 1 rast në Krujë, Kavajë, Vlorë, Mirditë, Pogradec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 105 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11.578 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 338 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 5 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet Covid: një 64 vjeçar nga Vlora, një 65 vjeçar nga Fier, një 81 vjeçar dhe një 84 vjeçare nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

COVID-19 – Statistika (4 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                          396

Të shëruar ne 24 orë                       105

Të shtruar në spitale                        338

Humbje jete në 24 orë                         4

Testime ditore                                 1725

Testime totale                            131.547

Raste pozitive                              22.300

Raste të shëruara                        11.578

Raste Aktive                                10.186

Humbje jete                                      536

Lajm në përditësim...

Ora 08:22
Prej javësh i intubuar, COVID i merr jetën trajnerit të Flamurtarit! Gjiknuri: Vlora humbi një qytetar model që i bëri të ndjehen krenarë

Trajneri i ekipit të Flamurtarit në basketboll për femra Viron Toska është ndarë nga jeta ditën e sotme pasi ishte infektuar me Covid.

64-vjeçari prej disa javësh ka qenë i intubuar dhe nuk ka mu ndur që ta fitojë betejën me virusin.

Toska ka qenë në krye të ekipit të vajzave të Flamurtarit prej vitit 2002.

Karrierën e tij, Toska e nisi në vitin 1978 me ekipin e djemve. Ndërkohë, prej vitit 2002, ne krye te ekipit te vajzave te Flamurtarit, ekipi njohu 47 trofe dhe 14 here titullin kampion.

Viron Toska
er.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?