Tabela e përditësuar me të dhënat e COVID-19 në Shqipëri

Sërish shifra të larta/ 301 raste të reja me koronavirus dhe 4 viktima në 24 orë! Infektohen disa edukatore, mbyllen 4 kopshte në Tiranë, Fier, Vlorë dhe Pogradec

20 Tetor 2020, 16:09| Përditesimi: 20 Tetor 2020, 16:36

  • Share

Këtë të martë (20 tetor) u shënua një tjetër rritje e numrit të të infektuarve me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë u shënuan 301 raste të reja nga 1407 testime të kryera në të gjithë vendin.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 144 raste në Tiranë, 30 raste në Korçë, 27 raste në Fier, 26 raste në Vlorë, 12 raste në Berat, 10 raste në Elbasan, 7 raste në Durrës, 6 raste në Gramsh, 5 raste në Patos, 4 raste në Kavajë, 3 raste në Dibër, Roskovec, 2 raste në Shkodër, Devoll, Has, Mallakastër, Sarandë, Tepelenë, Klos, Skrapar, Ura, Vajgurore, 1 rast në Krujë, Kamëz, Gjirokastër, Pogradec, Bulqizë, Memaliaj.

Fatkeqësisht betejën me pandeminë e kanë humbur 4 persona duke e çuar numrin total të viktimave në 458. Personat që kanë humbur betejën me COVID19, një 56 vjeçare nga Fieri, një 60 vjeçare nga Lezha, një 69 vjeçare nga Tirana dhe një 73 vjeçar nga Korça.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (20 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                         301

Të shëruar ne 24 orë                      58

Humbje jete në 24 orë                      4

Testime ditore                             1407

Testime totale                       110,189

Raste pozitive                           17651

Raste të shëruara                     10225

Raste Aktive                               6968

Humbje jete                                 458

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  3430

Durrës                  700

Shkodër               473

Fier                      444

Korçë                   432

Lezhë                  349

Elbasan               293

Vlorë                   270

Berat                  215

Kukës                 176

Dibër                    91

Gjirokastër           86

Ora 21:14
COVID-19/ Infektohen 3 punonjës të bashkisë Kuçovë! 2 punonjës të OShEE-së në Berat rezultojnë pozitivë

Ditën e sotme në Kuçovë dhe në Berat u regjistruan 18 raste të reja me koronavirus. Në Kuçovë, 3 prej të infektuarve ishin punonjës të bashkisë ndërsa janë infektuar dhe 3 mësues në gjimnaze.

Aktualisht nuk dihet nëse vijon puna në këto dy institucione teksa personat e infektuar janë karantinuar menjëherë.

Ndërkohë në Berat prej të infektuarve, janë prekur 2 punonjës të OShEE-së si dhe një edukatore e kopshtit "Llambrini Kule".

Në anën tjetër në Skrapar janë infektuar me COVID-19  një polic në komisariat, një mësues dhe një shofer administrate.

Ora 17:22
26 raste me Covid në Vlorë, të prekur 7 pensionistë, 4 sanitare dhe edukatore (Rastet dhe lagjet)

1603207718_foto.jpg

Sot janë konfirmuar 26 raste me Covid në Vlorë.

4 janë sanitare dhe edukatore ne kopsht privat. E infektuar është 1 laborante në një laborator privat, një i infektuar në një zyrë avokatie, një te posta, 7 pensionistë, 6 në biznese private, 4 studentë dhe një qytetar.

Rastet janë të shpërndara në disa lagje të cilat vijonë si më poshtë:

5  te lagjja 29 Nëntori; 4 te lagjja 28 Nëntori; 3 në Novoselë; 3 në Selenicë;  3  te lagjja Kushtrimi; 2  te lagjja Isa Bloetini; 4 te lagjja Pavaresia; 2  te uji ftohtë.

Ora 17:18
Korçë/ 30 raste të reja me COVID-19! 3 mësues dhe një pedagog i universitetit 'Fan Noli' rezultojnë pozitiv

Ditën e sotme në Korçë u regjistruan 30 raste të reja me koronavirus. Në rastet e raportuara nga Ministria e Shëndetësisë, rezultojnë të infektuar 2 mësues në Korçë dhe 1 mësues në Maliq si dhe një pedagog në Universitetin Fan Noli.

Nuk dihet nëse mesuesit e infektuar japin mësim në shkollat 9-vjeçare apo në të mesme.

Ndërsa mësohet se pritet zëvendësimi i tyre me të tjerë mësues nga portali deri në negativizimin e mësuesve të infektuar.

Këtë të martë në të gjithë vendin u raportuan 301 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orët e fundit.

Ora 16:58
Koronavirusi në shkolla, 130 mësues dhe 60 fëmijë mungojnë çdo ditë

Me hapjen e shkollave shumë mësues e nxënës në të gjithë vendin janë infektuar me koronavirus.

Aktualisht, 130 mësues mungojnë çdo ditë në shkollat e vendit për shkak të pandemisë. Gjithashtu edhe 60 fëmijë janë në karantinë.

Kjo pasi disa prej tyre janë janë infektuar me koronavirus ndërsa të tjerë janë kontakte të personave të infektuar.

Ora 15:05
Sanitarja infektohet me COVID-19, mbyllet kopshti nr.3 në Fier (VIDEO)

Mbyllet si masë sigurie kopshti publik  nr.3 në Fier pasi një pjesëtare e stafit ka dalë pozitive me Covid 19. Gazetari Kristaq Thano raporton se ISHSH në Fier i ka vënë drynin kopshtit në fjalë duke dërguar në shtëpi fëmijë, edukatore e gjithë personelin ndihmës, pasi një sanitare e tij ka rezultuar pozitive ndaj Covid-19.

Stafi i kopshtit, me drekë, ka njoftuar këtë të martë prindërit që të shkojnë e të marrin fëmijët e tyre, pas daljes së përgjigjes së tamponit të njërës prej sanitareve të kopshtit, e cila ka rezultuar pozitive ndaj virusit.

Menjëherë ka nisur hetimi epidemiologjik i rastit në fjalë, duke marrë të gjitha kontaktet e personit të prekur nga covid, ndërsa kjo e fundit është vetëkarantinuar.

Fatmirësisht, deri më tani asnjë fëmijë apo pjesëtar tjetër i stafit nuk ka paraqitur simptoma të koronavirusit, e kjo mbyllje e kopshtit, për një javë, është bërë si masë sigurie. Ambientet e kopshtit janë dezinfektuar, dhe ky proces do të kryhet çdo ditë.

Ora 12:54
4 edukatore dhe 2 sanitare me COVID-19, mbyllet kopshti në Pogradec

Në Pogradec është mbyllur  kopshti "Persefoni Treni" në lagjen nr 2. Shkak përhapja e Covid-19 në personel. Para një jave rezultuan pozitiv 2 sanitare, ndërsa ditën e djeshme kanë rezultuar pozitiv 4 edukatore. Kopshti është mbyllur dhe janë nënshtruar tamponin edhe pjesës tjetër të stafit.

Kopshti ka 14 edukatore nga të cilat 4 prej tyre kanë dalë pozitive.

Ora 12:46
COVID-19 mbyll 4 kopshte, në Tiranë, në Vlorë, Fier dhe Pogradec! Infektohen 7 edukatore dhe 6 sanitare (VIDEO)

Për shkak të infektimit të edukatoreve dhe punonjësve me COVID -19, 4 kopshte janë mbyllur ditën e sotme, konkretisht një në Tiranë, një në Vlorë, një në Fier dhe një në Pogradec.

Në të 4 kopshtet e mbyllura janë infektuar 7 edukatore  dhe  6 sanitare, ndërsa pjesës tjetër të stafit të këtyre kopshteve të mbyllura po u bëhet tamponi.

Shifrat me COVID-19 në vend tonë po rriten ndjeshëm, ndërsa thirrjet e autoriteteve janë të shpeshta që të respektohen masat anti-covid në mënyrë që të shmanget një mbyllje e dytë e vendit.

 

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • KRRAJLI PEQINIT: 20/10/2020 16:46

    mylle me prap trrijm rehat se kshu si po vje koha ma mir pa lek se i vdek...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?