Spanja vazhdon të mbetet në qendër të furtunës pas fitores në finalen e Kupës së Botës për femrat.
Pasi presidenti i Federatës puthi në buzë një lojtare në ceremoninë e trofeut dhe festoi në mënyrë vulgare, tani ai që përfundon në mes të polemikave është trajneri Jorge Vilda.
Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku duket se tekniku prek gjoksin e një prej asistenteve të tij gjatë festimeve. Ai përqafon 3 persona, 2 meshkuj dhe 1 femër të cilës i dedikon një përqafim aspak delikat.
Bëhet fjalë për ish-mesfushoren e Barcelonës, Montserrat Tomé, aktualisht ndihmëse e tij.
Komento