Aeroplanmbajtësja kineze Liaoning

Sërish tensione midis Kinës dhe Tajvanit, shkak aeroplanmbajtësja në jug të ishullit

13 Tetor, 12:37| Përditesimi: 13 Tetor, 12:40

  • Share

Sërish tensione mes Kinës dhe Tajvanit. Ushtria e ishullit të vogël është vendosur në "gatishmëri të lartë" këtë të diel pasi zbuloi se një aeroplanmbajtëse kineze po lëviz në jug të ishullit.

Njoftimin e bëri ministria e mbrojtjes së Tajvanit, duke thënë se aeroplanmbajtësja kineze Liaoning ka hyrë në ujërat pranë ngushticës së Bashit dhe po shkon drejt Paqësorit perëndimor.

Pekini, i cili e konsideron Tajvanin një provincë kineze, ka rritur presionin e tij ushtarak dhe politik mbi ishullin vitet e fundit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?