Foto ilustruese

Sërish tensione në Kosovë? Nis riregjistrimi i veturave me targa ‘KM’ në veri! Serbia shkel marrëveshjen

19 Janar 2023, 22:51| Përditesimi: 19 Janar 2023, 22:56

  • Share

Ndonëse në Bruksel palët janë dakorduar që mos të ketë më regjistrime me targa KM dhe anasjelltas Kosova mos të shqiptojë gjoba, kjo nuk po zbatohet nga pala serbe.

Kjo për shkak se, siç ka mësuar Radio Televizioni i Kosovës përmes një hulumtimi,në veri të vendit është bërë e mundur të bëhet riregjistrimi i veturave.

Një riregjistrim i tillë nuk është i mundur në Rashkë, gjithnjë duke u thirrur në video-incizimit.

Televizioni Publik kontaktoi një qendër të kontrollimit teknik në veri të vendit.

Ajo: Urdhëroni...

RTK: Mirëdita, më ka skaduar regjistrimi i veturës, a mund ta vazhdoj?

Ajo: Po, me rregullore të re.

RTK: A mundem në targa KM?

Ajo: PO, PO!

RTK: Çka më duhet prej dokumenteve?

Ajo: Polica e vjetër, letërnjoftimi dhe vetura.

RTK: A mund ta regjistroj në Mitrovicë?

Ajo: Po, po.

RTK: Faleminderit.

Ky ishte një komunikim i RTK-së me një punëtore të një qendre të kontrollimit teknik në veri të Mitrovicës./RTK

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?