Qindra nacionalistë hebrenj të ekstremit të djathtë , mes tyre dhe një ligjvënës, kanë hyrë në vendin e shenjtë në Jerusalem.
Kjo vizitë bëri që turmat të palestinezëve të hidhnin gurë dhe fishekzjarrë në drejtim të policisë izraelite që ishte aty afër.
Trazirat shpërthyen para një marshimi masiv ultranacionalist izraelit që është planifikuar të mbahet më vonë gjatë ditës në një lagje myslimane në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit. Rreth 3,000 policë izraelitë janë vendosur në gjithë qytetin para këtij marshi.
Izraeli tha se marshi ka për qëllim që të festojë pushtimin e Jerusalemit lindor nga Izraeli, përfshirë edhe Qytetin e Vjetër, në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967.
Izraeli pretendon se i gjithë Jerusalemi është kryeqyteti i tij. Por, palestinezët, të cilët pretendojnë se Jerusalemi lindor është kryeqyteti i tyre, e kanë parë këtë marsh si një provokim.