Politikë
Top 24

Servet Pëllumbi: Zgjedhje të parakohshme?! Përse duhen?! Mazhoranca mund të qeverisë

23 Mars 2019, 10:53| Përditesimi: 23 Mars 2019, 11:01

  • Share

Ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi, thotë se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme në krizën politike në Shqipëri, duke hequr paralele edhe me atë se çfarë po ndodh në Francë, me protestat e 'jelekverdhëve' kundër qeverisë.

"Mendoj se nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme, këto situata ndodhin edhe në vende të tjera, jelekverdhët në Francë kanë 5 muaj dhe Macroni vazhdon punën i qetë. Ata kanë të drejtë të protestojnë, kur e teprojnë shteti vepron me mjetet që i lejon ligji. Në Shqipëri nuk janë jelekverdhë biles edhe jeleku antiplumb i Berishës është vjetërsuar", tha Pëllumbi, teksa futej në ambientet e Pallatit të Kongreseve për të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Socialiste. Referuar këtij eventi, Servet Pëllumbi tha se ky kongres është i një rëndësie të veçantë për situatën që po kalon vendi.

"Ky kongres pritet të japë një mesazh të fortë për qeverisjen e mazhorancës socialiste, që është me vlerë të madhe për të ardhmen integruese të Shqipërisë. Them se do të japë një mesazh për fitoren e 30 qershorit, mesazh që delegatët dhe të ftuarit do ta çojmë anembanë Shqipërisë", tha ish-kryeparlamentari.

I pyetur nga gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, nëse do të ketë apo jo zgjedhje të parakohshme, Servet Pëllumbi përgjigjet: "Nuk ka pse bëhen zgjedhje të parakohshme, në kushtetutë është përcaktuar, zgjedhjet bëhen një herë në 4 vjet dhe mund të bëhen zgjedhje të parakohshme kur humbet mazhorancës qeverisëse, nuk qeveris dot dhe nuk miraton dot një ligj, derisa një kusht të tillë nuk e kemi nuk ka pse të ketë zgjedhje se është mundim i madh për popullin dhe minus për demokracinë"

A mund të mbahen zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, pa opozitën? Servet Pëllumbi thotë PO.

"Mirë është të jetë opozita, por opozita nuk është ata që dalin e rrethojnë parlamentin, opozita është tek populli. marrin nuk marrin pjesë forcat politike populli do votojë të zgjedhë përfaqësuesit e vet, qofshin të pavarur apo partiak", tha ai.

I pyetur për deklaratat e presidentit Ilir Meta se është gati të sakrifikojë karrigen dhe jetën e tij për zgjidhjen e krizës politike në vend, Pëllumbi u shpreh: "Deklaratat që kanë panik nuk komentohen".

G.M./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Konjak: 23/03/2019 20:52

    Dhe thone se shoku Servet ka levize nga binaret e marksizmit . Mbillni more ,keto goje te cthurura! Kaq kollaj mund te dorezohet e te vej per lesh ,ky marksist-leninist i devotshem .Mos e shterngoni shum ,kete birbo komunist ,ti zeni ne goje demokracine e pallavra te ketij lloji ,ideollogut te shquar Stalinist .Nuk e ka vrare kot fiqirin ky derman ,vecse ti tregoje popullit se vetem nje menyre qeverisie ka ,partia, shtet, pushtet .Kete na tregoi edhe sot ,pushtet ka, kuvend ka -,po s'ka opozite -,po c'do te thot kyo more te uruar ,ne sunduam 50 vjet pa opozite ,dhe s'na bente dot kush derci vrci, se e benim cop cop sa te thosh pese .Sa per demostrimet ,po pune e madhe ,ne France kane edhe jelek ,e su be gje ;po keta qe s'kane as jelek ,as rrobe e sholle .Mendoni se keta leckamane do na tregojne ne se cfar do bejme me pushtetin tone ,te fituar me djerse -te kovertuar ne lek - e me vjedhie .Komunizmi thot :Pushteti fitohet me gjak .Ky eshte Pullumbi dhe shoket e tij .

    Përgjigju
  • ana: 23/03/2019 11:38

    serveti sa gjynah, burre i mire por qe akoma sot e kesaj dite ska kiptu pse duhet opozita.

    Përgjigju
    • Fiku: 23/03/2019 18:12

      Opozite si kjo qe kemi me mire mos te jete fare. Po si nuk folen njehere per problemet e njerezve por merren me hostori banale te kundershtareve.

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?