Medaljet në 'Paris 2024'

S’është vetëm Shqipëria, mësoni tre shtetet e tjera që siguruan medaljet e para në histori gjatë Lojërave Olimpike në Paris

12 Gusht, 15:49
  • Share

Chermen Valiev dhe Islam Dudaev i dhanë dy medalje të bronzta Shqipërisë duke e vendosur më në fund në listën e vendeve që kanë siguruar medalje në Olimpiada.

Por, Shqipëria nuk ishte “debutuesja” e vetme në listën e medaljeve në këtë edicion, aty ku edhe tre shtete të tjera kanë siguruar medaljet e para të historisë së tyre.

Më e rëndësishmja vjen nga ishulli ‘Shën Lucia’ në Karaibe, vend ky i cili me atleten Julien Alfred fitoi të artën në garën e 100 metrave dhe të argjendtën në garën e 200 metrave.

Një tjetër ishull i Karaibeve fitoi medaljen e parë. Dominika hyri në listë me medaljen e artë të Tea Lafond, e cila triumfoi në garën e tre-hapëshit në atletikë.

Ndërkohë, Kepi i Gjelbër, ishulli i vogël pranë Afrikës, siguroi një medalje të bronztë në boks, ku David De Pina hyri mes medalistëve në peshën deri në 51 kg.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?