Pep Guardiola

S’është Vinicius e as Bellingham, Guardiola tregon të preferuarin për Topin e Artë

3 Shtator, 21:34| Përditesimi: 3 Shtator, 21:36

  • Share

Topi i Artë është çmimi më i madh individual në botën e futbollit. Emri i fituesit të radhës do të shpallet në një ceremoni në Paris më 28 tetor.

Të nominuarit për trofeun prestigjioz do të shpallen më 4 shtator, por ka disa muaj që kjo temë është bërë shumë e përfolur dhe emra të mëdhenj që tregojnë favoritin e tyre.

Në një konferencë për shtyp, trajneri i Manchester Cityt shpalli favoritin e tij për çmimin individual. Për Guardiolën, as Vinicius Junior dhe as Jude Bellingham nuk janë në krye të listës.

“Rodri e meriton Topin e Artë, por ndoshta edhe dikush tjetër. Rodri jo vetëm që ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm, ai tashmë ka pasur shumë sezone të shkëlqyera në Premier League dhe veçanërisht në Kampionatin Evropian, të cilin e fitoi”, përfundoi trajneri i Cityt.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?