Aktualiteti politik i opozitës dhe zhvillimet që priten në sesionin e ri parlamentar ishte disa nga tematikat që u diskutuan në emisionin.
Në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, gazetari Flogert Muça tha se opozita do t’i rikthehet kaosit në seancat plenare.
‘Do ketë molotov e flakadanë, rikthimi i Foltores. Ai ka thënë se ne kemi kusht të panegociueshëm qeverinë teknike. Në kushtet ku është doktori do t’i sjelli njerëzit në Tiranë dhe do të tentojnë, deri kur të afrohet data e zgjedhjeve, ata do ta bllokojnë parlamentin, parlament nuk do të kemi. Ka nisur justifikimin e humbjes deri sot.’- tha Muça.
Ndërsa analisti Arben Meçe tha se e djathta nuk është në gjendje që të mobilizojë masat e se nga Berisha nuk ka asgjë çfarë të presësh.
‘Kryetarët dominojnë çdo lëvizje në parti. Një demokraci funksionale është diktature më e rëndë. Një demokraci funksionale i ka të gjitha brenda. Këtë miell prodhon ajo gjëja. Niveli i besimit të qytetarëve ndaj kësaj të djathte ka rënë në përmasa të tilla sa kjo e djathtë nuk është e aftë të mobilizojë masat në rrugë. Kjo opozitë nuk ka asnjë forcë apo besim tek qytetari. Nga Berisha nuk mund të presësh gjë tjetër i pafuqishëm të mobilizojë masat e vetmja gjë që i ka mbetur të jetë në politikë janë ata 40 veta. Nuk mobilizohet populli me frazat po na vjedhin votat’- tha Meçe.
Por gazetari Mentor Kikia e cilësoi si të shëmtuar krahasimin se nuk ka faj Rama e qeveria që bën korrupsion, por opozita që nuk frymëzon njerëzit të dalin në rrugë. Sipas Kikisë ky argument është i turpshëm.
‘Nuk ka gjë më të shëmtuar se ajo qasja publike nuk ka faj Rama dhe qeveria që bën korrupsion e fajin e ka ky që nuk frymëzon njerëzit që nuk dalin në rrugë. Nuk ka më turp. Berisha vet ka mbaru punë me historinë e vet politike, duhet të ishte thjeshtë në historinë e partisë së vet. Të mendosh që nëse dikush vjedh fajin e ka ky që nuk frymëzon këtë të dalin në rrugë kjo është qesharake. Berisha është e zeza e partisë së vet.’- tha Kika.
Ndërsa deputeti Dashamir Shehi, njëkohësisht kreu i LZHK-së ngriti shqetësimin për mundësinë e realizmit të votimit elektronik.
‘Them se votën e diasporës do ta bëjnë. Nuk besoj se do të afektojë procesin zgjedhor. I druhem që këto mos të bëjnë votim elektronik. Kushtet teknike janë të gjitha dhe para janë ankuar po i shoh se po ankohen. Partitë e mëdha kanë interes të mos bëhet votimi elektronik.’- tha Shehi.
Shehi pohoi po ashtu se do të krijojnë një grup të ri parlamentar larg PD-së.