Koordinimi i punës në parlament dhe bashkëpunimin mes palëve ka qënë në fokus të diskutimeve gjatë mbledhjes së thirrur nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali mes 4 krerëve të grupeve parlamentare, Gazment Bardhi, Niko Peleshi, Mesila Doda dhe Agron Duka.
Takimi u mbajt në mesditë në kryesinë e Kuvendit
Gazetarja e Shqiptarja.com dhe Report Tv, mëson se kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka kërkuar nga palët që të mos bllokohet puna parlamentare dhe diskutimet mes mazhorancës dhe opozitës të vijojnë pa tensione dhe bojkote
Kreu i Grupit parlamentar "Aleanca për Ndryshim" Agron Duka u largua i pari nga mbledhja, që më pas vijoi mes Spiropalit dhe 3 krerëve të tjerë të grupeve.
Takimi vjen në nisje të sesionit të ri parlamentar që pritet të sjellë tensione politike dhe axhendë të ngjeshur për shkak të nismave të paralajmëruara nga palët, siç janë komisionet hetimore nga PD dhe reforma të reja nga PS.
Lajmi u raportua nga gazetarja Raziela Myslimaj