Kronikë

Operacioni ‘Dhelpra e Ballkanit', arrestohen 4 shqiptarë dhe një italian

18 Nëntor 2019, 16:46| Përditesimi: 18 Nëntor 2019, 16:51

  • Share

Si dhelpra, ata hapnin gropa në pyll.

Por ndërsa kafshët e bëjnë për të rezervuar ushqim për këlyshat e tyre, një grup shqiptarë që banojnë rregullisht në Itali, kishin adoptuar këtë lloj mashtrimi për të fshehur në kavanoza qelqi me kapakë hermetikë, që zakonisht përdoren për ruajtjen e ushqimit, sasi të konsiderueshme droge të cilën më pas e shisnin me pakicë.

Hetimi, i koordinuar nga Zëvendës Prokurori Publik Federico Manotte i Drejtorisë së Qarkut Antimafia dhe Anti-Terrorizëm të Prokurorisë së Gjykatës së Xhenovas, filloi nga arrestimi i Tulan Hoxhaj, i ndaluar në 24 Mars 2017 nga Njësia Operative e Kompanisë Carabinieri të Sestri Levante. 32-vjeçari shqiptar, gjatë një shërbimi kontrolli, ishte kapur duke shitur kokainë.

Hoxhaj më pas u zëvendësua nga një shok i tij 27 vjeçar, i cili morri përsipër biznesin.

Gjatë hetimit u konstatua se ai e mbante drogën të futur në kavanoza qelqi hermetike që përmbanin mbi 300 gram kokainë të pastër dhe e mbante të fshehur në disa gropa të hapura në pyll. Vlera e drogës në treg do kishte vlerën e 100 mijë eurove.

Në përfundim të gjithë operacionit u gjetën edhe disa kavanoza të tjerë me kokainë.

Në përfundim të gjithë operacionit u arrestuan:

–Taulan Hoxhaj, i lindur në 1985

–Bledar Maskaj, i lindur në 1990

–Erjon Maskaj, i lindur në 1988

–Geront Aliaj, i lindur në 1987

–Francesco Gaglioti, i lindur në 1983

Të 5 të arrestuarit operonin në komunat Leivi, Lavagna, Cogorno, Borzonasca dhe San Colombano Certenoli.

 

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?