Kiara Tito

Set fotografik me Efin, Zhakun dhe Oltën për 20 mijë euro? Ja si përgjigjet Kiara Tito: Jooo, qyqe, larg qoftë

18 Maj 2023, 07:26| Përditesimi: 18 Maj 2023, 07:28

  • Share

Kiara Tito ka rënë në ‘kurthin’ e një emisioni televiziv ku vendosën që t’i bëjnë një lojë për t’i kërkuar që të bashkëpunojë për Oltën dhe Efin për një set fotografik.

Kur dëgjon emrin e tyre, moderatorja përgjigjet prerë ‘Jo’, por kur njihet me pagesën prej 20 mijë eurosh thotë se do e diskutojë me menaxherin e saj.

“Jo nuk bëhet, më vjen keq. Në një artikull me Oltën dhe Efin… nuk është se kam gjë por nuk e bëj. Tani jam e rezervuar dhe në dalje. Ti e ke parë se çfarë ka ndodhur në prime, janë bërë bisedat personale. Keni folur me ato të dyja?” – tha Kiara.

Ndërsa moderatorja i sugjeron që të bëjë fotografinë vetëm dhe më pas e punojnë me fotoshop. Por Kiara thotë se do e diskutojnë. Më pas mikrofoni i emisionit Top Albania Radio kalon Salsano Rrapit që e prezanton si menaxher i cili i thotë mund të ndërrojnë personazhet e të zgjedhin Zhakun.

“Qyqe jo larg qoftë”, tha Kiara. Kur mësoi se gjithçka ishte kurth, Kiara e mori me sportivitet.

Komento

Komente

  • eden: 19/05/2023 09:23

    mashtruse me shume pervoje bravo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?