Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol

Seuli paralajmëron se do ta godiste Phenianin në rast të një sulmi bërthamor

8 Nëntor, 15:23| Përditesimi: 8 Nëntor, 15:27

  • Share

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, tha se shteti i tij, në aleancë me Shtetet e Bashkuara, është i përgatitur që të përgjigjet nëse Koreja e Veriut tenton ta sulmojë me armë bërthamore.

Yoon tha se Koreja e Jugut mund të varet nga armët bërthamore amerikane për të mbrojtur shtetin dhe nuk ka nevojë që vet të ketë këso lloje armësh.

“Besoj se do të ishte irracionale që ata të vendosin të kryejnë një sulm bërthamor kundër Republikës së Koresë dhe nëse ata do të ndërmerrnin një sulm të tillë, aleanca e pajisur me armë bërthamore mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut menjëherë do të godiste Korenë e Veriut me armë bërthamore të SHBA-së”, deklaroi Yoon, sipas revistës amerikane, Newsweek.

Koreja e Veriut treguar muskujt me testimin e një rakete balistike ndërkontinentale – që operon me karburante të ngurta – të quajtur Hwasong-19 më 31 tetor, mes akuzave nga Uashingtoni dhe Seuli se Pheniani ka dislokuar trupa për të ndihmuar Rusinë në luftën kundër Ukrainës.

Yoon ka marrë një qëndrim më të ashpër sesa paraardhësi i tij sa i përket Koresë së Veriut, e cila po vazhdon të zhvillojë arsenalin e saj të armëve bërthamore dhe raketave balistike, pavarësisht rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që ndalojnë armë të tilla.

Seuli po tenton të vazhdojë të përmirësojë raportet me Uashingtonin, me të cilin ka një aleancë sigurie të lidhur 70-vjet më parë.

Të dy Koretë teknikisht janë në luftë, pasi lufta e viteve 1950-53 përfundoi me një armëpushim dhe jo me një traktat të paqes./REL

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Koli: 08/11/2024 16:30

    Koreanet jane kombi me legen ne rruzullin tokesor qe shfarros veten e vet! I futi ne hakmarrje USA dhe deri sa te shfarrosen nuk do ndalojne! Kur zihen dy vete fiton nje i trete!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?