Sevilla 4-1 Barcelona

Sport

Sevilla i ‘bën gjëmën’ Barcelonës, e turpëron 4-1 dhe e zbret nga froni! Real Madrid merr kreun e La Ligas

5 Tetor, 18:36| Përditesimi: 5 Tetor, 18:38

  • Share

Barcelona ka pësuar një humbje befasuese në udhëtim kundër Sevillas, me rezultatin e thellë 4-1, në ndeshjen e vlefshme për raundin e tetë në La Liga.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe vendasit arritën të kalonin në epërsi që në minutën e 13-të, kur ish-sulmuesi i Barcelonës, Alexis Sanchez, shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për 1-0.

Sevilla vazhdoi dominimin dhe në minutën e 36-të dyfishoi rezultatin me golin e Romeros, pas një asistimi perfekt nga Vargas. Barcelona reagoi në fund të pjesës së parë. Pedri dhuroi një asistim të bukur për Marcus Rashford, i cili realizoi për 2-1, duke rikthyer shpresat te katalanasit.

Në pjesën e dytë, skuadra e Flick u hodh e gjitha në sulm në kërkim të barazimit, por fati nuk ishte në anën e tyre. Në minutën e 76-të, Robert Lewandowski humbi një penallti që mund të kishte ndryshuar rrjedhën e ndeshjes. Në minutat e fundit Sevilla ‘vulosi’ një fitore madhështore. Carmona shënoi për 3-1 pas një kundërsulmi të shpejtë, ndërsa në minutën e 96-të, Adams realizoi golin e katërt për rezultatin përfundimtar 4-1.

Pas kësaj ndeshjeje, Barcelona mbetet në vendin e dytë në klasifikim me 19 pikë, ndërsa Sevilla ngjitet në pozitën e katërt me 13 pikë, duke i dhënë fund serisë pozitive të katalanasve. Real Madrid me 21 pikë mban vendin e parë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?