Barcelona katër herë radhazi fituese e Kupës së Mbretit duket sikur këtë sezon nuk e ka prioritet këtë kompeticion. Pa Leo Messin katalanasit janë mposhtur në “Ramon Sanchez Pizjuan” 2-0 nga Sevilla që ëndërron kalimin për në gjysëmfinalet e Kupës.
Valverde lë pushim shumë lojtarë Big dhe titullar luan Boateng. Sevilla shfaq më shumë dëshirë dhe e fiton 2-0 ndeshjen e parë çerekfinale me golat e Pablo Sarabia dhe Wissam Ben Yedder në minutat 58-të dhe 76-të.
Manchester City është finalistja e parë e Kupës së Ligës ose Carabao Cup në Angli. Pasi e kishte shkatërruar 9-0 në ndeshjen e parë skuadrën e kategorisë së tretë Burton Albion në të kthimit djemtë e Guardiolës u mjaftuan me një fitore 1-0 me golin e Sergio Aguero.