Sevilla është finalistja e parë e Europa League . Spanjollët specialistë të këtij kompeticioni mposhtën 2-1 Manchester United në gjysmëfinalen e parë të Europa League.
Anglezët shënuan të parët me Bruno Fernandes me penaltti por ekipi andaluzian barazoi që në pjesën e parë me Suso.
United pati minuta shumë të mira në fillimn e pjesës së dytë dhe raste të pastra por hero u tregua portieri i Sevilla-s që nuk lejoi prekjen e rrjetës. De Jong në minutën e 78-të shënoi golin e fitores për ekipin e drejtuar nga Lopetegui.
Sevilla kalon në finalen e Europa League dhe pret fit
uesen e gjysmëfinales tjetër Inter- Shakhtar Donetsk që do të luhet të hënën. /Përgatiti Andi Kapxhiu