Parlamenti do të mblidhet për herë të parë pas zgjedhjeve të premten më 12 shtator, që pritet të jetë më shumë një seancë formale.
Edhe pse pritet të nisë një sezon i ri i legjislaturës parlamentare, avazi i demokratëve është i vjetër.
Sali Berisha, në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD, tha se opozita do të nisë Parlamentin me një komision hetimor parlamentar për zgjedhjet.
“Parlamentin do ta hapim prapë me komision hetimor për zgjedhjet, themelor, fjala e lirë, vota e lirë. Ti nxjerrim kriminelët elektoralë para shqiptarëve, siç nxorrëm kriminelët e djegësave. Ti nxjerrim aty”, u shpreh Berisha.
Kujtojmë se edhe në vitin 2021, në shtator opozita kërkon ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për zgjedhjet e 25 prillit, me argumentin se qeveria socialiste bleu votat.
Lajmi kryesor:
Mblidhet Kryesia e PD/ Berisha e pranon: Kemi bërë punë të dobët për të qartësuar mbështetësit! Zgjedhjet nuk i njohim, por në Parlament do shkojmë
V.GJ /ReportTv.al
